Trump: Irani gati të dorëzohet, çmimet e energjisë do të bien shpejt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Uashington, 02 tetor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani është “gati të dorëzohet” dhe se çështja “do të zgjidhet shumë shpejt”.

Duke folur në një aktivitet të fushatës zgjedhore të ndërmjetme në fabrikën e “Peterbilt Motors” në Denton, Teksas, presidenti amerikan tha se beson se ”Shtetet e Bashkuara do ta fitojnë luftën menjëherë pas zgjedhjeve”, ndërsa shtoi se kjo mund të ndodhë “ndoshta edhe para zgjedhjeve”.

“Do të sigurohem që çështja e Iranit të zgjidhet shumë shpejt,” tha Trump, duke shtuar se ”çmimet e energjisë do të bien shumë, shumë shpejt”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër