Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme, përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, për gjashtë ditë ka arkëtuar afërsisht 11 500 gjoba me vlerë rreth 8,5 milionë denarë. Gjobat, siç u tha, i përkasin periudhës që nga momenti kur në pikën kufitare “Tabanovcë” filloi sanksionimi i automjeteve me targa të huaja. Arkëtimi i gjobave nuk është qëllimi primar i sistemit, por shpëtimi i jetëve njerëzore.
Si tregues më i rëndësishëm për efektet e sistemit është ulja e numrit të viktimave në komunikacion. Nga MPB theksojnë se deri në fund të gushtit vitin e kaluar ishin regjistruar 96 viktima, ndërsa në të njëjtën periudhë këtë vit numri është ulur në 58 viktima.
