Shkup, 27 shtator Zhurnal.mk – Vjelja e duhanit është drejt përfundimit, ndërsa prodhuesit tashmë janë të përqendruar te sezoni i blerjes së prodhimit.
Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, thatësirës dhe breshrit, këtë vit sasitë e prodhuara janë më të ulëta. Megjithatë, Maqedonia e Veriut dhe Turqia vazhdojnë të jenë ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të duhanit aromatik, i cili kërkohet në tregjet ndërkombëtare.
Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e asociacionit botëror të prodhuesve të duhanit, gjë që pritet të kontribuojë në promovimin e prodhimit dhe në krijimin e mundësive për plasman më të mirë të duhanit.
Këtë vit është në fuqi ligji aktual për blerjen e duhanit. Pas 15 nëntorit, pasi të verifikohen mostrat, kompanitë do të mund të fillojnë blerjen e prodhimit të duhanit.
