Përplasje të fuqishme te Kryeministria/ Policia mbulon bulevardin me gaz lotsjellës, protestuesit vijojnë rezistencën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Situata përpara godinës së Kryeministrisë po përjeton një nga momentet më dramatike të ditës së sotme, teksa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë rikthyer me intensitet maksimal në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Forcat e rendit kanë lëshuar një sasi masive gazi lotsjellës, duke mbuluar plotësisht qiellin dhe bulevardin me tym të dendur nga gazi. Hedhja e mjeteve kimike po bëhet pa masë dhe pa asnjë kontroll në të gjithë perimetrin e protestës.

Pavarësisht spërkatjes me ujë dhe përdorimit intensiv të gazit që ka përfshirë të gjithë hapësirën qendrore, protestuesit nuk po tërhiqen dhe po vijojnë rezistencën e tyre në bulevard përballë kordonëve policorë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër