Berisha: Asnjë provokacion, si i Shkodrës, nuk do ta lëkundë mbështetjen e PD-së për studentët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se asnjë provokacion, si i Shkodrës, nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.

Në një deklaratë për mediet, Berisha tha se provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Ai theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.

Berisha, shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin, “Studentët do fitojnë.”

Në Shkodër paraditen e sotme pati tension dhe përplasje me policinë gjatë protestës së zhvilluar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër