Personi i zhdukur në Mavrovë është gjetur në gjendje të mirë

nga D V

Shkup, 18 nëntor – Personi i cili ishte paraqitur si i humbur në Mavrovë është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Qendra rajonale për menaxhim me kriza (QMK) Tetovë.

Paraqitja ishte pranuar dje në orën 17:58 në numrin për raste urgjente 112. Menjëherë pas paraqitjes, QMK rajonale Tetovë hyri në kontakt me paraqitësen dhe me Stacionin policor Mavrovë.

“Ekipe të SP Mavrovë, SP Rostushë dhe Parkut nacional ‘Mavrovë’ u nisën në teren, në lokacionin ku është evidentuar thirrja e fundit telefonike nga personi i humbur. Rreth orës 18:45, QMK rajonale Tetovë mori informatë se personi është gjetur dhe se është në gjendje të mirë të përgjithshme”, qëndron në kumtesën e QMK-së rajonale Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More