Personi që dyshohet se vrau vëllain në Klinë ishte futbollist i KF Dukagjinit

Nga Xh M
404 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë. Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti ndodhi në fshatin Bokshiq, teksa i dyshuar për vrasjen e tij është vëllai i Farukut, Jetmiri.

Jetmiri, ish-futbollist i ekipit KF Dukagjini, dyshohet se shtiu disa herë me armë në drejtim të vëllait, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën ndërmjet vete.

Rasti ndëkrohë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë.Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër