Pesë të arrestuar për sulmin barbar ndaj një fermeri në Afrikën e Jugut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Pesë persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut, nën dyshimin se morën pjesë në një sulm brutal dhe grabitje në një fermë, ku 50-vjeçari Donovan Marks u rrah, u qëllua me armë, u godit me thikë dhe u torturua. Sulmuesit madje ia prenë të dy veshët.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e kaluar në fermën e tij në Ventersdorp. Sipas policisë, disa persona të maskuar dhe të armatosur fillimisht lidhën punëtorin e fermës, ndërsa kur pronari u kthye, e qëlluan dhe e dërguan me forcë brenda shtëpisë, ku vazhduan ta torturonin.

Autorët vodhën tri armë zjarri nga kasaforta dhe u larguan me furgonin e fermerit.

Marks u dërgua me urgjencë në spital, ku vazhdon trajtimin. Mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin veshët dhe ai mund të ketë nevojë për proteza.

Pesë të dyshuarit, të moshës 26 deri në 56 vjeç, pritet të dalin para gjykatës. Ata akuzohen për grabitje, tentativë vrasjeje dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe municionit.

artikuj të ndërlidhura