Pesë zjarre aktive në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 14 korrik – Në periudhën nga dje deri në mëngjesin e sotëm deri në orën 7, pesë zjarre janë aktive në ambient të hapur, ndërsa 19 janë shuar.

Nga zjarret aktive, një është në Komunën e Dojranit në fshatin Nikolic, ku po digjet një pyll me kërcell të ulët, një tjetër në Komunën e Çuçer Sandevos, ku po digjet pyll me kërcell të ulët në fshatin Gornjani.

Një zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Velesit pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushje, në Komunën e Makedonski Brod midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë, ku po digjet një pyll lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.

Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, një zjarr ka edhe në komunën e Prilepit në vendbanimin Tri Bagremi, i cili ka prekur bimësinë e ulët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More