Petrit Ajeti mbetet në krye të AKI-së edhe për pesë vjet të tjera, i vazhdohet mandati

Nga D. V.
229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë nënshkruar vendimi për vazhdimin e mandatit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, edhe për pesë vjet të tjera.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë duke u bazuar në besimin e ekzekutivit në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në udhëheqjen e institucionit kryesor të inteligjencës në vend.

“Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera. Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë”, ka shkruar Haxhiu.

Në takimin ku është marrë vendimi, është vlerësuar edhe puna e deritanishme e drejtorit të AKI-së, duke u theksuar përkushtimi i tij në fushën e sigurisë kombëtare dhe forcimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër