“Picirruke, qepe gojën!” – Përplasen ashpër Dolce dhe Elijona

nga D. V.

Dolce dhe Elijona kanë pasur mbrëmë një debat, i cili duket se ka krijuar një tension të paprecedentë mes dy banoreve.

Nuk dihet ende se çfarë e nisi përplasjen mes tyre, megjithatë biseda u zhvillua në tone mjaft të ashpra.

Në një moment, Dolce u dëgjua duke i thënë Elijonës që ta mbyllte gojën, ndërsa e quajti edhe “picirruke”.

“Ti je e vogël, ti je 19 vjeçe, unë jam 31…. Gocë e paedukatë më thërret ti mua ‘kjo’, ti!! Picirruke, kaq, qepe gojën! Qepe gojën. Ecë!”, i tha ajo Elijonës.

Në një moment të mëvonshëm, gjatë diskutimi e sipër Elijona iu kundërpërgjigj:

“Nuk e qepi se ty nuk të pëlqen e vërteta”.

Debati i tensionuar mes tyre vazhdoi edhe për disa minuta, ndërsa mbetet të shihet se çfarë e shkaktoi konkretisht këtë përplasje.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy