Pirdeni: Sinkronizojmë kalendarin e negociatave me standardet europiane për qeverisjen e hapur

nga D. V.

Komiteti Shumëpalësh për Qeverisjen e Hapur (OGP) u mblodh sot nën drejtimin e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe bashkëkryetarit Vladimir Thano.

Pirdeni vlerësoi se mbledhja e Komitetit Shumëpalësh riafirmon bashkëkrijimin qeveri–shoqëri civile si zemrën e OGP-së.

“Pas mbylljes me sukses të Planit Kombëtar 2023–2025, fillojmë përgatitjet për planin e ri 4-vjeçar të përmirësuar dhe të sinkronizuar në detaje me kalendarin jetik të negociatave, për angazhime të matshme drejt qeverisjes së hapur të standardeve evropiane”, u shpreh Pirdeni.

Komiteti Shumëpalësh për Qeverisje të Hapur ka për qëllim të sigurojë një dialog konstruktiv dhe të hapur midis Qeverisë së Shqipërisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë si akademia, sektori privat.

Krijimi i këtij komiteti siguron një strukturë formale për komunikim të rregullt, shumëpalësh dhe bashkëpunim midis qeverisë dhe aktorëve kryesorë të shoqërisë civile dhe palëve të tjera joqeveritare.

Ky proces është krijuar për të arritur përfitime reale në transparencë, përgjegjshmëri,  pjesëmarrje dhe konsultim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More