Polonia do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 4,8% të PBB-së në 2026-n

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Polonia synon të rrisë më tej shpenzimet e mbrojtjes këtë vit – mes shqetësimeve në rritje për shkak të kërcënimin rus, tha sot ministri i Jashtëm, Radosław Sikorski në një fjalim në parlament.

Shpenzimet e mbrojtjes pritet të arrijnë 4,8% të produktit të brendshëm bruto (PBB) në vitin 2026, me më shumë se gjysmën e 46,6 miliardë eurove të planifikuara, të destinuara për blerjet e pajisjeve të reja ushtarake.

“Polonia duhet të ndërtojë një forcë të armatosur, të aftë për të penguar përgjithmonë presidentin rus Vladimir Putin”, tha Sikorski.

Anëtari i BE-së dhe NATO-s, Polonia vendosi të shpenzonte 4,7% të prodhimit të saj ekonomik, për mbrojtjen në vitin 2025, duke e renditur atë ndër vendet me shpenzimet më të larta të aleancës.

Në qershor, NATO ra dakord që shtetet anëtare të investonin të paktën 3,5% të PBB-së në shpenzimet kryesore të mbrojtjes, dhe 1,5% të tjera të destinuara për sektorë të lidhur me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

Qëllimi është që shpenzimet totale vjetore për mbrojtjen dhe sigurinë të rriten në 5% të PBB-së deri në vitin 2035 – nivele të papara që nga Lufta e Ftohtë.

Për krahasim, fqinji i Polonisë, Gjermania, planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3,5% të PBB-së deri në vitin 2029.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër