Kreu i famshëm i kompanisë gjermane të automobilave ka konfirmuar se modeli 911 do të vazhdojë të përdorë zgjidhje që përfshijnë edhe motorë me djegie të brendshme.
Tradicionalistët mund të marrin frymë të lehtësuar. Në një takim të organizuar nga revista e njohur gjermane “Auto, Motor und Sport”, kreu i Porsches, Michael Leiters, konfirmoi se në kompaninë e famshme gjermane nuk do të prodhohen “Elfere” (911) që do të lëvizin vetëm nga motorë elektrikë.
Më herët ishte përmendur se Porsche, me gjeneratën e ardhshme të modelit 911, ndoshta nuk do ta ofrojë më (as) motorin legjendar 4-litërsh atmosferik boxer që përdoret në versionin aktual GT3, por se, me një nivel më të vogël ose më të madh të elektrifikimit të pjesshëm tashmë të pranuar, të gjitha “Elferet” në thelb do të vazhdojnë të përdorin motorë me djegie të brendshme.
Duke qenë tashmë pjesë e kompanive që ofrojnë edhe modele elektrike, në Porsche thonë se nuk do të heqin dorë dhe nuk do të ulin investimet në zhvillimin e makinave me motorë me djegie të brendshme që kërkohen nga blerësit, dhe 911 definitivisht bën pjesë në këtë kategori.
Vendimit të Porsche-s pa dyshim i kanë ndihmuar edhe hulumtimet që kanë treguar se blerësit e vjetër dhe të rinj të “Elferit” nuk i kushtojnë shumë rëndësi numrave të lartë të performancës që ofrojnë motorët elektrikë, sepse ata shumë më tepër janë të interesuar për tingullin dhe përvojën e përgjithshme të vozitjes së një veture sportive ku rolin kryesor e ka motori me djegie të brendshme.
