Portugalia rikthehet këtë të diel në kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një moment të vështirë për vendin

Nga B.M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Portugalia rikthehet këtë të diel në kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, në një moment të vështirë për vendin, i cili është goditur rëndë nga moti ekstrem që ka përfshirë Gadishullin Iberik ditët e fundit. Stuhitë kanë shkaktuar viktima, evakuime dhe dëme të mëdha materiale, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në procesin zgjedhor. Rreth 11 milionë qytetarë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur pasardhësin e Presidentit konservator në largim, Marcelo Rebelo de Sousa.

Megjithatë, për shkak të emergjencës klimatike, disa bashki kanë shtyrë votimin për javën e ardhshme, ndërsa të tjera po lejojnë zhvillimin e tij edhe sot. Në balotazh përballen fituesi i raundit të parë, socialisti António José Seguro, i cili mori 31.1% të votave, dhe André Ventura, lideri i partisë së ekstremit të djathtë dhe kreu i forcës së dytë më të madhe në parlament, që siguroi 23.5%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër