Posta me 5 milionë euro humbje

Nga Xh M
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 prill Zhurnal.mk – Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë.

Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh.

“Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov.

Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media.

“Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër