Presidenca për anëtarët e rinj të KQZ-së: Po presim verifikimin e institucioneve të sigurisë

Nga Xh M
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht Zhurnal.mk – Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë të ditur pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u është drejtuar institucioneve kompetente të sigurisë me kërkesë për verifikimin e kandidatëve të propozuar.

Presidenca ka theksuar se afati pesëditor nga pranimi i propozimeve ka përfunduar të premten, ndërsa procedura e emërimit ende nuk është përmbyllur për shkak se Zyra e Presidentes është në pritje të përgjigjeve nga institucionet kompetente lidhur me verifikimet e kërkuara.

“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra e Presidentes do të ndërmarrë veprimet e mëtejme për përmbylljen e procedurës së emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër