Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë

Nga L. M
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian këtë të martë ka deklaruar se vendi i tij është i angazhuar në një luftë në shkallë të plotë që shtrihet në ekonominë e Iranit.

 “Realiteti është se sot Republika Islamike e Iranit është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë”, tha ai.

“Lufta e sotme nuk është thjesht një luftë raketash; armiku ka arritur në përfundimin se nuk mund ta detyrojë popullin iranian të dorëzohet përmes sulmeve ushtarake.

Ekonomia dhe mjetet e jetesës së njerëzve janë arena më e rëndësishme e përballjes me armikun”, shtoi Pezeshkian.

Presidenti iranian ka paralajmëruar shpesh për pasojat ekonomike dhe sociale të konfliktit me Shtetet e Bashkuara.

“Është e papranueshme për ne të jetojmë në një shoqëri ku njerëzit përballen me probleme të jetesës, papunësi, varfëri dhe vështirësi.

Nëse presionet ekonomike prodhojnë pakënaqësi sociale dhe kjo pakënaqësi përhapet, kapitali i madh social i krijuar nga njerëzit në mbështetje të sistemit mund të dëmtohet”, tha Pezeshkian.

Në një takim me drejtuesit e mediave muajin e kaluar, Pezeshkian tha se ruajtja e unitetit dhe kohezionit kombëtar është përparësia kryesore e Iranit në rrethanat aktuale.

Që atëherë, SHBA-të kanë rifilluar bllokadën e porteve iraniane dhe kanë bombarduar infrastrukturën kritike si rrugët, hekurudhat, urat dhe tunelet.

Papunësia në Iran është përkeqësuar që nga fillimi i konfliktit dhe monedha e tij ka arritur nivele të reja minimale. Në qershor, norma vjetore e inflacionit ishte 88%, sipas të dhënave zyrtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër