Mbi 70 për qind të ankesave në Agjencinë për qasje të lirë në informata janë për shkak të heshtjes së institucioneve

Nga I.A
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Nga gjithsej 623 ankesa për të cilat ka vepruar Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik në vitin 2025, madje 438, pra pothuajse 70 për qind, kanë qenë për mosveprim ose heshtje të institucioneve në afatet e përcaktuara me ligj, informoi drejtori i Agjencisë Petar Gajdov gjatë arsyetimit të Raportit Vjetor për vitin 2025.

Raporti u paraqit para Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, ndërsa Gajdov theksoi se Agjencia gjatë vitit të kaluar ka vepruar për të gjitha ankesat e paraqitura, duke respektuar afatet ligjore dhe duke u përpjekur të sigurojë zbatim të qëndrueshëm të të drejtës për qasje në informata me karakter publik.

Sipas të dhënave të prezantuara, numrin më të madh të ankesave i kanë paraqitur personat fizikë, gjithsej 344, pasuar nga organizatat joqeveritare, shoqatat dhe fondacionet me 194 ankesa.

Personat juridikë kanë paraqitur 51 ankesa, ndërsa gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve 34 ankesa.

Gajdov theksoi se e drejta për qasje të lirë në informata paraqet një mjet të rëndësishëm për realizimin e interesit publik, mbikëqyrjen mbi punën e institucioneve dhe kontrollin e shpenzimit të mjeteve publike.

Sipas tij, qasja e lirë në informata me karakter publik funksionon si mjet parandalues në luftën kundër korrupsionit përmes forcimit të transparencës institucionale, llogaridhënies dhe përgjegjësisë.

Ai vlerësoi se institucionet gjithnjë e më shumë i përdorin faqet e tyre të internetit për publikimin proaktiv të informatave, por theksoi se ende ekzistojnë dobësi serioze në respektimin e detyrimeve ligjore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër