Pretendimet për rejtingun e Azir Aliut ngjallin polemika, mungojnë të dhëna dhe anketa e publikuar!

Nga R.ZH
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 qershor, Zhurnal.mk – Në rrjetet sociale dhe në disa media kanë qarkulluar pretendime se ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sipas një ankete ende të papublikuar, gëzon rejtingun më të lartë ndër ministrat shqiptarë të koalicionit VLEN dhe se renditet i dyti në nivel qeveritar, menjëherë pas kryeministrit Hristijan Mickoski.

Sipas këtyre pretendimeve, ministrat e tjerë të VLEN-it, përfshirë Fatmir Limanin, Bekim Salin, Arben Fetain dhe Besar Durmishin, renditen dukshëm më poshtë.

Megjithatë, për këto pretendime nuk janë bërë publike të dhëna konkrete, metodologjia e anketës, mostra e të anketuarve, institucioni që e ka realizuar matjen apo rezultatet zyrtare, çka e bën të pamundur verifikimin e tyre.

Burime të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal vlerësojnë se pretendimet nuk përputhen me informacionet që disponojnë dhe i cilësojnë ato si spekulime të pambështetura në fakte të verifikueshme.

Sipas informacioneve të Zhurnalit, Azir Aliu nuk renditet ndër ministrat me mbështetjen më të lartë në Qeveri, por përkundrazi konsiderohet si një nga ministrat me rejting më të ulët.

Deri në publikimin e anketës së plotë, së bashku me metodologjinë dhe rezultatet zyrtare, pretendimet për renditjen e ministrave mbeten të paverifikuara dhe nuk mund të trajtohen si fakte të konfirmuara.

Zhurnal sjellë disa fotografia që po qarkullojnë në rrjetet social si dështime të ministrit Azir Aliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër