Zyrtarët policorë arrestuan një 38-vjeçar nga fshati Tatomir i Kratovës, pasi ai drejtoi automjetin me një nivel alkooli në gjak prej 3.19 promil dhe doli nga rruga.
“Mbrëmë në orën 23:07 në Kratovë, nëpunës policorë nga NJPB Kratovë e privuan nga liria S.S. (38) nga fshati Tatomir, rrethina e Kratovës. Më parë, në orën 22:45 në rrugën rajonale f. Tatomir – Kratovë, në f. Turalevë, S.S. duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga, dhe pas verifikimeve të kryera u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 3.19 promilë alkool në gjak”, njoftuan nga MPB-ja.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

