PS draft propozues për ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet në 5 minuta, numri i komisioneve parlamentare 11

Nga Xh M
272 e lexuar
A+A-
Rivendos

Me iniciativën e tre deputetëve të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Erion Malaj dhe Erion Mile janë propozuar ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Midis shumë propozimeve, ajo që bie në sy është koha e fjalimeve të ministrave dhe deputetëve ku parashikohet se kjo kohë do të kufizohet në 5 minuta.

Në draftin propozues evidentohet fakti se numri i komisioneve parlamentare nga 8 do të rritet në 11. Kjo lëvizje ishte ndërmarrë më herët nga Partia Socialiste në Kuvend, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për shkelje të procedurave. Por, PS e ka risjellë sërish në draftin e ri këtë ndryshim në numrin e komisioneve.

“Në nenin 110, pika 4, fjalia e dytë, fjalët “në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje”, zëvendësohen me fjalët “në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend, por në çdo rast jo më shumë se 10 minuta për çdo deputet”, shkruhet në draftin e propozuar nga tre deputetët.

Gjithashtu, drafti parashikon që projektligjet që synojnë përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, me përjashtim të ligjeve të parashikuara në nenin 81, pika 2, të Kushtetutës, të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar.

“Procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të projektligjeve që synojnë përafrimin Kuvendi i Republikës së Shqipërisë përfshin menjëherë në programin dhe kalendarin e tij punimeve dhe shqyrton me procedurë të përshpejtuar, projektligjet që synojnë përafrimin e të legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, me përjashtim të ligjeve të parashikuara në nenin 81, pika 2, të Kushtetutës”, thuhet në draftin e propozimit të tre deputetëve.

Sa i përket komisionet e përhershme bëhet e ditur se mbeten 11 komisione parlamentare.

“Komisionet e përhershme parlamentare sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë, mund të thërrasin institucionet kushtetuese të pavarura dhe institucionet e krijuara me ligj, që raportojnë dhe informojnë Kuvendin, për të raportuar dhe për të dhënë informacione për çështje të integrimit evropian, duke u koordinuar paraprakisht me Komisionin për Çështjet Evropianë”, theksohet në propozim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër