Diabetikët rrezikojnë jetën, Shoqatat kërkojnë pompa moderne të insulinës

Nga Xh M
312 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Shoqata e pacientëve me diabet kërkon sigurimin e terapisë moderne për menaxhimin e sëmundjes. Aktualisht, ata thonë se në vend nuk ka sistem të mbyllur për menaxhimin e glikemisë, respektivisht pompë dhe sensor të lidhur mes vete, ku sensori mat sheqerin dhe pompa automatikisht cakton dozën e insulinës. Pa këtë pompë, pacientët përballen me rrezik të shtuar dhe kosto të larta.

Shumë prej tyre vuajnë edhe nga sëmundje shoqëruese, çka e përkeqëson gjendjen e tyre shëndetësore.

“Sëmundjet shoqëruese më të shpeshta që ndodhin janë amputimet, dëmtimi i syve nga tensioni i lartë i syve, sëmundjet e zemrës të cilët vijnë nga komplikimet e diabetit. Për këtë ne kërkojmë që të mund të furnizohemi me pompa automatike të insulinës, të cilët janë të nevojshme për pacientët me diabet të tipit 1 të cilët ndihmojnë në rregullimin e glikemisë në gjak”, tha Martin Nikolov, drejtori operativ i Shoqatës së Pacientëve me diabet.

Autoritetet janë në dijeni për kërkesat e tyre. Në vendet e rajonit me sensorë modernë, rezultatet janë shumë më të mira dhe komplikimet më të pakta. Sipas Shoqatës, kostoja e trajtimit të një pacienti me komplikime është aq e lartë, sa me të njëjtat mjete financiare mund të trajtohen gjashtë pacientë që nuk kanë zhvilluar komplikime.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se është në proces e sipër tenderi për sigurimin e kësaj terapisë moderne për 800 pacientë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër