Pse nuk duhet të humbisni mëngjesin sipas ekspertëve

nga L. M

Ekspertët gjermanë paralajmërojnë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun për diabet të tipit 2, edhe nëse ndodh vetëm një herë në javë. Analiza e të dhënave të mbi 96,000 personave tregoi se shmangia e mëngjesit një herë në javë rrit rrezikun për diabet me 6%, ndërsa nëse kjo ndodh 4-5 herë në javë, rritja arrin deri në 55%.

Specialistët shpjegojnë se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës, duke e bërë trupin më të ndjeshëm ndaj stresit dhe zgjedhjeve jo të shëndetshme ushqimore.

Mjekët shqiptarë vënë gjithashtu në dukje një rritje të rasteve të diabetit tek fëmijët, duke theksuar rëndësinë e një mëngjesi të shëndetshëm që përfshin vezë, kos dhe fruta, për të siguruar proteinë, fibra dhe karbohidrate të nevojshme për energji gjatë gjithë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More