Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata

nga D. V.

Shkup, 5 nëntor – Më 05.11.2025, për shkak të një zjarri të madh dhe pjesëve të rëna nga rimorkioja e një automjeti, në orën 01:20, pjesa e autostradës A1 Veles – Gradsko është mbyllur për qarkullim, ndërsa automjetet janë devijuar në rrugën ekspres Gradsko – Drenovë, deri në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Qarkullimi në rrugën magjistrale Prilep – Gradsko po zhvillohet në mënyrë të alternuar.

Në rrugët shtetërore, komunikacioni zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të rrugëve kryesisht të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, kanione dhe fusha lumore, ku mund të ketë rënie gurësh. Kjo sidomos vlen për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Debar – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Rruga Ohër – Resnjë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica është e hapur për qarkullim për automjete deri në 3.5 tonë që nga 17.04.2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More