Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma.

Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër