Qeveria po negocion që karburantet të mbeten sa më të lira, TVSH-ja mbetet në 10%

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 maj Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, deklaroi sot se qeveria po vazhdon negociatat për të mbajtur çmimet e karburanteve sa më të ulëta për qytetarët, pas përfundimit të marrëveshjes me OKTA për çmime të reduktuara.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë se çfarë do të ndodhë pas skadimit të marrëveshjes, Mickoski tha se bisedimet janë ende në zhvillim dhe se ekzekutivi do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje që do të mundësojnë karburante më të lira.

“Në këtë moment, ne po negociojmë dhe do të vazhdojmë të negociojmë për t’i bërë karburantet sa më të lira të jetë e mundur”, deklaroi Mickoski.

Ai vlerësoi se vendi vazhdon të ketë çmimet më të ulëta të karburanteve në krahasim me shtetet e rajonit, duke theksuar se një nga masat e ndërmarra nga qeveria është edhe ulja e TVSH-së në 10 për qind.

“Ne mbetemi ndër vendet me karburantet më të lira në rajon. TVSH-ja është ulur në 10 përqind”, tha kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër