RD e Kongos u kualifikua në Kupën e Botës pas 52 vitesh, por mund të mos marrë pjesë shkaku i ndalesave të SHBA-së

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ekipi kombëtar i Republikës Demokratike të Kongos po përpiqet të përballojë një shpërthim kombëtar të Ebolës, ndërsa përgatitet për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

FIFA tha se ishte “në dijeni dhe po monitoronte situatën në lidhje me shpërthimin e Ebolës dhe është në komunikim të ngushtë me Federatën e Futbollit të RD Kongos për të siguruar që ekipi është në dijeni të të gjitha udhëzimeve mjekësore dhe të sigurisë.”

Ekipi kombëtar kongolez ka anuluar një kamp stërvitor të planifikuar në kryeqytetin Kinshasa këtë të diel për shkak të kufizimeve shëndetësore.

Më shumë se 500 të infektuar dhe 130 të vdekur

Ekipi kombëtar i RD Kongos është planifikuar të vizitojë Hjustonin në qershor, me ndeshjen e parë në Grupin K që do të luhet në atë qytet më 17 qershor kundër Portugalisë.

Ndeshjet e tjera të grupit të RD Kongos do të jenë më 23 qershor kundër Kolumbisë në Zapopan të Meksikës dhe më 27 qershor kundër Uzbekistanit në Atlanta.

Kongo mori pjesë për herë të fundit në Kupën e Botës 52 vjet më parë dhe nëse nuk arrin të paraqitjet ky do të ishte një zhgënjim i madh.

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të hënën pezulluan hyrjen në vend për 30 ditë të personave që kanë vizituar së fundmi vendet e shpërthimit të Ebolës: Republika Demokratike e Kongos, Uganda dhe Sudani i Jugut.

Të paktën 500 raste infeksioni dhe 130 vdekje të dyshuara të lidhura me Ebolën janë raportuar në Kongo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër