Peleshi, takim me përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti në takim përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Aambasadorin Jan Braathu, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Gjatë takimit, Peleshi dhe Braathu theksuan se media, fjala e lirë, e drejta e informimit, transparenca dhe mbrojtja nga dezinformimi mbeten çështje thelbësore për një shoqëri demokratike dhe prioritete të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“OSBE është një partner i rëndësishëm dhe i vlerësuar i Kuvendit të Shqipërisë”, tha Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura