Aktori Robert Pattinson ka reaguar ndaj kritikëve që pretendojnë se nuk ka fizikun e duhur për të luajtur rolin e Batman-it.
Në një intervistë për revistën GQ, ai tha se komentet se nuk ishte stërvitur mjaftueshëm për rolin janë të pavërteta.
“Punova çdo ditë. Madje stërvitesha dy herë në ditë, shpesh në orën tre të mëngjesit”, deklaroi Pattinson, duke shtuar se pavarësisht përkushtimit të tij, shumë njerëz vazhduan të besonin se ai nuk ishte në formën e duhur fizike.
Robert Pattinson
Aktori pranoi se vetë kishte kontribuar në krijimin e këtij perceptimi.
Gjashtë vite më parë, para publikimit të filmit “The Batman”, ai kishte deklaruar në një intervistë se nuk ishte i apasionuar pas ushtrimeve fizike dhe se po përpiqej të dukej “i lezetshëm” me ato komente.
Në atë kohë, Pattinson kishte thënë se kultura e stërvitjeve intensive për rolet e superheronjve ishte bërë e tepruar, duke përmendur se aktorë legjendarë si James Dean nuk kishin muskuj të theksuar si standard për suksesin në ekran.
Tani, ndërsa po përgatitet për xhirimet e “The Batman” pjesa e dytë, Pattinson thotë se është në formë të mirë fizike, edhe pse ka kaluar një periudhë të lodhshme duke punuar në filmin e ri të regjisorit Christopher Nolan, “The Odyssey”.
Robert Pattinson
Filmi i ri i Batman-it do të drejtohet sërish nga Matt Reeves, ndërsa fansat spekulojnë se antagonisti kryesor mund të jetë Harvey Dent, i njohur si Two-Face.
Në film pritet të rikthehen edhe aktorët Jeffrey Wright, Andy Serkis, Colin Farrell dhe Barry Keoghan.
– YouTube www.youtube.com


