Rritje e PBB-së prej 3,8 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Nga D. V.
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars – Prodhimi i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 është rritur për 3,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudh të vitit 2024, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. 

Në tremujorin e katërt të vitit 2025, rritje më e madhe është shënuar në sektorët G – Ndërtimtari me 14,6 për qind dhe K dhe L – Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike; veprimtari administrative dhe shërbime mbështetëse me 8,1 për qind.

Konsumi final në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht është rritur për 6,4 për qind, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e PBB-së është 77,9 për qind.

Investimet bruto në tremujorin e katërt të vitit 2025 nominalisht janë rritur për 5.0 për qind, si rezultat i rritjes së investimeve bruto në mjete themelore.

Sipas të dhënave të rregulluara sezonalisht dhe kalendarikisht, norma e rritjes së PBB-së në tremujorin e katërt të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, është 3,4 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër