Shefi i NATO-s e çmon kontributin e ushtrisë së Maqedonisë se Veriut

Nga D. V.
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 04 Mars, Zhurnal.mk – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e vizitoi sot ushtrinë e Maqedonisë së Veriut në Kazermën Ilinden në Shkup, si pjesë e vizitës së tij zyrtare në vendin tonë.
Sekretari i Përgjithshëm u prit nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sasko Lafçiski dhe Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski.
Gjatë vizitës, Rutte ka çmuar kontributin që vendi ynë jep brenda NATO-s.
“Ju po veproni vërtet përtej aftësive tuaja kur bëhet fjalë për Forcat tokësore”, tha Rutte, duke theksuar se “duke vepruar kështu, ju po siguroheni vërtet që ne të mbrojmë çdo centimetër të territorit të Aleancës”.
Maqedonia e Veriut i ka 70 ushtarë në Kosovë, në kuadër të trupave paqëruajtës të NATO-s (KFOR) numri i të cilëve është 4,767.
Gjatë vizitës, u krye një shqyrtim i njësive të dislokuara, si dhe i pajisjeve dhe burimeve në dispozicion të Grupit të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë dhe njësive të deklaruara të Batalionit të Forcave Speciale.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda Aleancës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Saško Lafčiski, i dha Rutte-s Pllakën e Madhe të Ushtrisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër