Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, reagon Rama: Ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 8 korrik, Zhurnal.mk –  Pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Mark Rutte ka konfirmuar se samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Rama përmes një video të publikuar në rrjetin social në Facebook krah kabinetit të tij qeverisës tha:

“Si thanë? Nuk do bëhet samiti në Shqipëri. Kështu thanë? Epo ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët në Shqipëri. Tani Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën. Kështu që samiti i ardhshëm do të bëhet në Tiranë”. /Telegrafi/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër