Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Nga D V
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ankara, 8 korrik, Zhurnal.mk –  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte deklaroi sot nga Ankaraja se Samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të zhvillohet në Shqipëri.

Rutte bëri këtë deklaratë gjatë një konference për mediet në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare diskutuan për sigurinë euroatlantike, rritjen e investimeve në mbrojtje dhe sfidat me të cilat përballet Aleanca.

“Samiti i ardhshëm i NATO-s do të jetë në Shqipëri. Ky është vendimi në Hagë, por edhe në Ankara. Kështu që do të vendosim edhe për kohën ekzakte se kur do të mbahet”, deklaroi Rutte i pyetur nga gazetarët.

Ky vendim konfirmon rolin strategjik të Shqipërisë si partner i besueshëm dhe i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër