Shkup, 30 maj – Me kërkesë të grupit parlamentar të së Majtës, Kuvendi, sapo filloi vazhdimin e seancës së 52-të, në rendin e ditës së të cilës, ndër të tjera, është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, e ndërpreu seancën dhe dha një pauzë prej një ore.
“Ne edhe sot do të kërkojmë parimisht një pauzë prej një ore, sipas nenit 87, paragrafi 2, për të ushtruar presionin e nevojshëm në Sekretariatin e Përgjithshëm të Kuvendit të përgjigjet në kërkesat e deputetes tonë Jovana Mojsovska për shumën e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve”, tha deputeti Borisllav Kërmov.
Pas kësaj, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, dha një pauze në kohëzgjatje prej një ore.
Në rendin e ditës së seancës së 52-të janë Propozimi i plotësuar i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, në lexim të dytë, Propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për kulturën, në procedurë të shkurtuar, si dhe Propozimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për sigurimin pensional të financuar kapitalisht të detyrueshëm, në procedurë të shkurtuar.
Qëllimi kryesor i Propozimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas propozuesit, është përmirësimi i aspekteve funksionale të sistemit të vetëqeverisjes lokale, për të tejkaluar boshllëqet ligjore, pasiguri dhe nevojat e dukshme për përshtatje të Ligjit për vetëqeverisje lokale përmes ndërhyrjeve normatike të menduara mirë dhe të qëllimshme.
“Qëllimet e veçanta të Propozimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale lidhen me nevojën për të përmirësuar transparencën dhe përgjegjësinë e kryetarëve të komunave (përmes rregullimit të procedurës për referendum për besimin ndaj kryetarëve të komunave), të këshillave si dhe të shërbimeve publike në komunat, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjen për çështje të interesit publik në komuna, mekanizmat për sigurimin e rendit komunal nëpërmjet krijimit të shërbimit të kontrollit komunal, krijimi i inspektorateve komunale, përmirësimin e sigurisë në komunitet, dhe të krojohen mekanizmat e përshtatshëm për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit, si dhe digjitalizimin e shërbimeve komunale”, thonë propozuesit.
Kuvendi sot pritet të vazhdojë seancën e 41-të, ku deputetët duhet të ratifikojnë Protokollin për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për vepra penale dhe disa akte të tjera të kryera në aviacion. Protokollin për shtesën e Konventës për ndalimin e rrëmbimit të paligjshëm të aviacionit, Konventën për parandalimin e veprimeve të paligjshme në lidhje me aviacionin civil ndërkombëtar, Protokollin opsional të Konventës për të drejtat e fëmijëve për procedurën e ankimit, si dhe ndryshimin e Konventës për vlerësimin e ndikimit në mjedis në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt të vitit 2001 dhe ndryshimin e dytë të Konventës për vlerësimin e ndikimit në mjedis në një kontekst ndërkufitar të miratuar në Cavtat, më 4 qershor të vitit 2004.
Në rendin e ditës së kësaj seance është gjithashtu edhe Propozimi i Ligjit për ndryshimin e Ligji për sigurimin pensionist të financuar kapitalisht vullnetarisht, në lexim të parë.
