Seferi: Vazhdon kujdesi për gjelbërimin urban në Çair, po krasiten drurët në bulevardin “Cvetan Dimov”

Nga D V
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërime”, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po vazhdojnë aktivitetet për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban në Komunën e Çairit.

Sipas Seferit, sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov”, një aktivitet që synon rritjen e sigurisë, mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e pamjes së mjediseve publike.

“Vazhdojmë me përkushtim kujdesin për gjelbërimin urban në Çair. Sot po realizohet krasitja e drurëve përgjatë bulevardit ‘Cvetan Dimov’, një aktivitet i rëndësishëm për sigurinë, mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe pamjen e rregullt të hapësirave publike”, ka shkruar Seferi.

Ai theksoi se institucionet do të vazhdojnë me aktivitete të ngjashme edhe në zona të tjera, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër, më të sigurt dhe më funksional për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër