Qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Qeveria ka vendosur të shfuqizojë Bordin e Transparencës për karburantet.

Lajmin e dha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së ministrave, shkruan A2.

Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria më 23 mars 2026, pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.

“Një vendim tjetër shumë i rëndësishëm lidhet me përfundimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarburateve. Sot do të ndërpresim Bordin e Transparencës që prej disa muajsh është në funksion. Çmimi prej dy javësh ka ardhur duke u reduktuar, në bursë ka rënë”, tha Ibrahimaj. (A2 Televizion)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër