Sekuestrohen 770 kilogramë kokainë me vlerë rreth 250 milionë euro

Nga D. V.
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Autoritetet italiane sekuestruan 770 kilogramë kokainë “ekstra të pastër” në portin e Vado Ligure, në veriperëndim të Italisë, bëri të ditur sot  Policia Financiare italiane dhe autoritetet doganore.

Sipas një njoftimi zyrtar, ngarkesa e madhe e drogës ishte fshehur me kujdes mes dhjetëra paletave me banane, brenda një kontejneri frigoriferik që kishte mbërritur nga një prej porteve kryesore të Ekuadorit.

Autoritetet vlerësojnë se sasia e sekuestruar do të kishte një vlerë prej rreth 250 milionë eurosh në tregun e paligjshëm.

Sipas autoriteteve italiane, kjo është një nga operacionet më të rëndësishme kundër trafikut të drogës të zhvilluara në vitet e fundit në portin e Vado Ligures.

Më pak se tre javë më parë, forcat e rendit kishin sekuestruar në të njëjtin port edhe 340 kilogramë kokainë, me një vlerë të vlerësuar rreth 120 milionë euro në tregun e paligjshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër