Selmanaj kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Absurditet logjik dhe profesional

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 shtator, Zhurnal.mk – Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka ngritur disa çështje që, sipas tij, tregojnë për kundërthënie në interpretimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka renditur tri pika që, sipas tij, paraqesin problemin kryesor në këtë aktgjykim.

“Absurditeti i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni çka thotë:

  1. Kuvendi nuk është konstituar në afatin Kushtetues;
  2. Edhe pse Kuvendi “është” konstituuar jashtë afatit kushtetues dhe pa u plotësuar kryesia edhe me nënkryetarin nga partia e dytë – zgjedhja e Qeverisë nuk është kundérkushtetuese.
  3. Kurse afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit fillon nga data 6 gusht edhe pse Kuvendi se ka respektu këtë afat për konstituim dhe për zgjedhjen e qeverisë…”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, një interpretim i tillë paraqet kundërthënie logjike dhe profesionale në mënyrën se si janë trajtuar afatet kushtetuese.

“Absduritet logjik dhe profesional!

Ky aktgjykim është jashtë çdo logjike elementare njerëzore e lëre më logjikës juridike dhe kushtetuese!”, ka deklaruar Selmanaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër