SHA QT “jeton” me kredi, borxhi rritet për më shumë se një milion euro

Nga Xh M
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Detyrimi afatgjatë me kredi i SHA QT është rritur për më shumë se një milion euro brenda një viti. Kjo tregohet në bilancin dhe raportin për punën vjetore për vitin 2025, të dorëzuar në Maqedonian Stock Exchange nga shoqëria aksionare që menaxhon qendrën tregtare në zemër të Shkupit.

Në rubrikën “Detyrime për kredi afatgjata dhe letra me vlerë” thuhet se nga 104,5 milionë denarë në fund të vitit 2024, borxhi është rritur në 172 milionë denarë deri në fund të vitit të kaluar, përkatësisht në rreth 2,8 milionë euro.

“Detyrimi kreditor në vitin 2025, krahasuar me raportin e fundit financiar vjetor të audituar, është më i lartë për 67 për qind”, thuhet në komentin e SHA QT në raportin shoqërues të publikuar të premten.

Humbja nga puna e vitit të kaluar është 300.000 euro, por sipas menaxhmentit kjo paraqet sukses, pasi ajo është zvogëluar.

“Në vitin 2025, Shoqëria realizoi humbje para tatimit në shumën prej 18.381.098 denarësh, që paraqet përmirësim prej rreth 6 milionë denarësh, përkatësisht ulje të humbjes për afërsisht 25 për qind krahasuar me vitin 2024”, theksohet në koment.

Disa herë si problemi më i madh në GTC është përmendur mbipunësimi, diçka që nuk po zgjidhet, pasi numri i të punësuarve është në rritje dhe vitin e kaluar arriti në 220 punësime. Shpenzimet për paga neto janë 80.579.516 denarë, që janë 5 për qind më të larta krahasuar me vitin paraprak.

Punimi me humbje vjen pavarësisht se janë realizuar të ardhura të rritura, edhe pse te shërbimet komunale ka rënie prej 3 për qind dhe ato janë ulur në 3 milionë euro.

“Gjatë vitit 2025, Shoqëria realizoi të ardhura totale në shumën prej 268.929.218 denarësh, që paraqet rritje prej 2,7 për qind krahasuar me vitin 2024. Rritja e të ardhurave i detyrohet kryesisht të ardhurave të shtuara nga parkingjet dhe shërbimet e trafikut, të ardhurave më të larta nga qiradhënia e hapësirave afariste, shfrytëzimit të përmirësuar të kapaciteteve konferenciale, si dhe rritjes së konsiderueshme të të ardhurave financiare”, shtojnë nga atje.

Në vitin 2024, për drejtor të ri të GTC u emërua Nikolla Sokolovski, i cili erdhi bashkë me një Bord Drejtues plotësisht të ndryshuar, që tani ka shtatë në vend të gjashtë anëtarëve të mëparshëm. Përveç Sokolovskit, anëtarë janë edhe Ferik Beluli, Jovan Lukarov, Katica Grçe, Violeta Blazhevska, Vase Angelovski dhe Aleksandar Tasev.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër