Grafite me mesazhe mobilizuese në Çair të Shkupit

Nga Xh M
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në disa rrugë të komunës së Çair në Shkup janë shfaqur grafite dhe parulla me përmbajtje politike.

Në mbishkrimet e vendosura në hapësira publike lexohet mesazhi: “Koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot shtëpie.”

Grafitet janë vërejtur fillimisht nga banorë të zonës, të cilët kanë ndarë fotografi në rrjetet sociale, ku pamjet janë përhapur me shpejtësi dhe kanë nxitur reagime të ndryshme në opinion.

Deri në këto momente nuk ka njoftim zyrtar lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve, ndërsa institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dalë me një qëndrim publik për rastin.

Mbetet të shihet nëse autoritetet do të ndërmarrin masa për identifikimin e personave përgjegjës dhe largimin e grafiteve nga hapësirat publike.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër