Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Sharr Braina, ka emocionuar banorët e tjerë me zërin e tij gjatë një interpretimi të një kënge kushtuar gurbetit.
Ai këndoi me shumë ndjenjë, duke sjellë në vëmendje mallin dhe dhimbjen që shoqërojnë largimin nga vendlindja dhe jetën larg familjes.
Performanca e tij nuk kaloi pa u vënë re as nga publiku, ku Sharr mori komente të shumta pozitive në rrjetet sociale.
Foto: TikTok
Shumë prej tyre vlerësuan mënyrën se si këndoi, por në veçanti zërin e tij, i cili duket se ishte një zbulim për një pjesë të ndjekësve të formatit.
Momenti u bë një tjetër dëshmi se përtej debateve dhe dinamikave të lojës, banorët po sjellin edhe momente emocionale që po marrin vëmendjen e publikut.
Sharri ndërkaq po vazhdon dinamikat në shtëpi bashkë me konkurrentët e tjerë.
Këto ditë ishte përfshirë në një debat të ashpër me Akil Varfin, ku edhe mori ofendime të mëdha.


