Shkup, 02 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Nakil Fetai, ku u diskutua për funksionimin e Agjencisë, statusin e saj institucional dhe mundësitë për forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve.
Gjatë takimit u shqyrtua kërkesa për sigurimin e një statusi të posaçëm institucional të Agjencisë, si dhe sfidat me të cilat përballet në punën e saj.
U diskutua gjithashtu për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të cilat janë në procedurë qeveritare, si dhe për harmonizimin me standardet evropiane.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me Agjencinë për avancimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtave të qytetarëve.
