Shefi i OSBE-së kërkon formimin e shpejtë të institucioneve: Votuesit folën, tani radha është e politikanëve

Nga D. V.
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka uruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e procesit zgjedhor dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për rezultatin e arritur nga partia e tij në zgjedhjet parlamentare.

Përmes një postimi në platformën X, McGurk vlerësoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi se tani përgjegjësia u takon të zgjedhurve.

“E përgëzoj KQZ-në për organizimin e një tjetër procesi të suksesshëm zgjedhor dhe Albin Kurtin për rezultatin e partisë së tij. Votuesit kanë folur; tani përgjegjësia u takon atyre që janë zgjedhur”, ka shkruar McGurk.

Ai theksoi se Misioni i OSBE-së në Kosovë bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve të reja.

“OSBE-ja në Kosovë bën thirrje për formimin në kohë të institucioneve, si dhe për zgjedhjen e presidentit përmes dialogut dhe kompromisit”, ka shtuar ai.

Deklarata e McGurk vjen në kohën kur subjektet politike pritet të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër