Mbi 3 700 dollarë në sekondë për armët bërthamore

Nga D. V.
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjenevë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Shtetet që zotërojnë armë bërthamore rritën me 19% shpenzimet për arsenalet e tyre gjatë vitit 2025, sipas një raporti të publikuar nga organizata Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore (ICAN).

Sipas raportit, nëntë vendet me armë bërthamore shpenzuan gjithsej 119 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 3 768 dollarë në sekondë. ICAN, e cila ishte forca shtytëse pas Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore, fitoi edhe  Çmimin Nobel të Paqes për kontributin e saj në çarmatimin bërthamor.

Raporti tregon se SHBA-ja shpenzoi më shumë për armët bërthamore sesa tetë shtetet e tjera së bashku. Shpenzimet amerikane arritën në 69,2 miliardë dollarë, ndërsa Kina renditet e dyta me 13,5 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë u rendit Britania e Madhe  me 12,6 miliardë dollarë, duke kaluar për herë të parë Rusin’, e cila shpenzoi 9,5 miliardë dollarë.

Sipas ICAN-it, Rusia vazhdon të ketë arsenalin më të madh bërthamor në botë me 5 420 armë, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 5 042. Kina zotëron 620 armë bërthamore, ndërsa France ka 300 dhe Brotania e Madhe 225.

Më tej renditen India me 190 armë, Pakistani me 170, Izraeli me 90 dhe Koreja e Veriut me 60.

ICAN thekson se shuma e shpenzuar për armët bërthamore në vetëm një ditë do të mjaftonte për të siguruar ushqim për rreth 2 milionë njerëz që vuajnë nga pasiguria ushqimore. Sipas organizatës, fondet e përdorura për arsenalet bërthamore gjatë tre viteve të fundit do të kishin qenë të mjaftueshme për të ndihmuar në zhdukjen e urisë në botë.

Raporti shton se shpenzimet e vitit 2025 për armët bërthamore do të kishin mbuluar buxhetin e rregullt të Kombeve të Bashkuara për 32 vjet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër