Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i këtij vendi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Gjatë takimit, Dukaj e uroi Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së presidentes dhe i dëshiroi sukses gjatë mandatit të saj.

Nga ana e saj, presidentja e falënderoi ministrin malazez për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve, si dhe kontributi i tyre në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve.

Ajo shprehu gjithashtu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër