Zagreb, 7 korrik Zhurnal.mk – Gjatë dy viteve të fundit, numri i shtëpive të shitura në Kroaci ka shënuar rënie të ndjeshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, vitin e kaluar shitja e shtëpive në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian ka shënuar rritje, ndërsa rënie është regjistruar vetëm në tre shtete.
Rënia më e madhe është shënuar në Kroaci, me 4.1 për qind, e ndjekur nga Bullgaria, me 2.5 për qind, dhe Polonia, me 1.1 për qind.
Nga ana tjetër, rritjen më të madhe të shitjes së shtëpive e ka regjistruar Sllovenia, me 30 për qind krahasuar me një vit më parë. Pas saj renditen Lituania, me 23 për qind, dhe Austria, me pak më shumë se 21 për qind.
Sa i përket numrit të përgjithshëm të transaksioneve të shitblerjes së shtëpive, rritja më e lartë gjatë vitit të kaluar është regjistruar në Luksemburg, me 47 për qind, në Hungari, me 35 për qind, dhe në Holandë, me 17 për qind, sipas të dhënave të Eurostat.
