Shkrumbohet banesa në Shkodër, dyshohet se brenda ishte një nënë me dy fëmijë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkodër, 29 korrik Zhurnal.mk – Një shtëpi në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës është djegur ditën e sotme (29 korrik). Brenda kanë qenë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.

Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër, e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Sipas raportimeve, banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.

Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.

Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë, që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen.

artikuj të ndërlidhura