Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Nga D. V.
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit po shkon drejt fundit.

Pas përfundimit të votave me postë, e mërkura pritet të shënojë fillimin e numërimit të votave me kusht, duke hapur kështu rrugën që Komisioni Qedror i Zgjedhjeve të planifikojë shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Aktualisht, numërimi i votave me kusht ka shkuar në mbi 92% dhe kanë mbetur edhe pak kuti që të numërohen.

Ndërkohë, KQZ-ja ka njoftuar se do të nisë paralelisht edhe numërimin e votave me kusht, si dhe më pas edhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 22, LDK-ja 18, Aleanca 7 dhe pjesa tjetër e ulëseve prej 120 sosh, do të ndahet për komunitetet jo shumicë.

Por, nga numërimi i votave me postë dhe atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, mund të ndryshojë edhe shpërndarja e mandateve në legjislativin e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër