Shpërthen zjarr në komunën e Tetovës

nga Xh M

Tetovë, 6 tetor – Është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme një pjesë e bodrumit të komunës së Tetovës me ç’rast është djegur një pjesë e materialit zgjedhor te viteve 2017-2019 dhe disa dokumente të arkivit komunal. Zjarri është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit ndërsa pas vetëm një ore i njëjti është shuar krejtësisht. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që u përhap në bodrumin e komunës ndërkohë që në vend ngjarje vazhdojnë të jenë një ekip e Policisë së Tetovës. Pritet që të hapen kamerat e sigurisë nga ana e sigurimit të komunës që të shishet nëse zjarri është vënë qëllimisht apo ka të bëj me problem të energjisë elektrike e cila dyshohet që të ketë shkaktuar zjarrin. Pritet që ditëve në vazhdim, të publikohet nga organet komunale nëse është djegur ndonjë material i rëndësishëm apo jo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More